E martë, 19 Gusht, 2025

Qeveria akuzohet se po mbështetë strukturat ekonomike që vijnë nga linjat mafioze energjetike

Ndaj

Ferat Shala, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverinë për dështim total në sektorin energjetik gjatë pesë viteve të fundit.

“Qeveria tashmë ka dështuar, në mënyrë të qartë në gjithë sektorin energjetik, sepse qeveria për pesë vite rresht, nuk ka arritur ta rrisë prodhimin vendor për asnjë megavat”, tha ai.

 

Sipas tij, qeveria vazhdon të mbështesë struktura krejtësisht armiqësore ekonomike, të cilat vijnë nga linjat e ndryshme mafioze energjetike.

“Qeveria ka arritur të vetmen gjë, që ta rrisë fuqishëm dhe ta mbështetë konceptin e importit të energjisë nga rrjetet tashmë të korruptuara. Qeveria i ka mbështetur dhe po i mbështet, strukturat krejtësisht armiqësore ekonomike që vijnë nga linjat e ndryshme mafioze energjetike”, tha ai për Front Online.

Lexo më shumë

Të tjera