E premte, 13 Mars, 2026

Qeveria aktivizon “Çmimet Tavan”, Kusari-Lila nis procedurat për frenimin e abuzimeve

Ndaj

Ministrja e Tregtisë në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar inicimin e procedurës për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike, i njohur si Ligji për Çmimet Tavan.

Pas miratimit të agjendës legjislative sot në Qeveri, ministrja theksoi se ky projektligj është ndër prioritetet kryesore të ekzekutivit dhe në përputhje me zotimin e Kryeministrit për ta miratuar atë në fillim të mandatit të ri.

Sipas saj, projektligji synon të krijojë bazën ligjore për ndërhyrje të shpejtë dhe të drejtë në rast të:

  • rritjes së papritur të çmimeve,

  • mungesës së produkteve themelore,

  • çrregullimeve në furnizim.

Kusari-Lila deklaroi se qëllimi i ligjit nuk është ndërhyrja arbitrare në treg, por mbrojtja e qytetarëve nga abuzimi dhe spekulimi gjatë krizave ekonomike. Ajo theksoi se masat do të jenë të përkohshme dhe proporcionale, me synim ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe mbrojtjen e interesit publik.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se në hartimin e projektligjit janë marrë parasysh edhe vërejtjet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim ndërtimin e një kornize më të fortë dhe ligjërisht të qëndrueshme.

“Në një periudhë kur inflacioni ka prekur çdo familje, shteti duhet të jetë garant i balancës mes tregut të lirë dhe interesit publik:, shkroi ajo në facebook. /Kujdestari.info

Lexo më shumë

Të tjera