Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin qershor 2025, ku shihet se ka pasur rritje të vizitorëve që kanë frekuentuar hotelet në Kosovë, shkruan Kujdestari.info.
“Në qershor 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 63 mijë e 502, prej tyre 37,7% ishin vendorë dhe 62,3% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin qershor të vitit 2024 (sa ishin 56 274 vizitorë), ku ishte një rritje e numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 12,8%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Sipas ASK-së. numri i net-qëndrimeve ishte 138 mijë e 941, prej tyre 45,3% nga vendorët dhe 54,6% nga të huajt.
Numri i vizitorëve dhe net qëndrimeve Qershor 2024 – Qershor 2025
Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele sipas rajoneve
Sipas të dhënave të ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 7616 vizitorë dhe më 27 mijë e 215 net-qëndrime.
Numri i vizitorëve te jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele sipas shteteve prej nga vijnë
Ndërsa, sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Qershor 2024) kishte rritje të vizitoreve për 9,2%. Në total, 39 mijë e 555 vizitorë të huaj nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia, etj.