E martë, 1 Prill, 2025

Procedura e negociuar në 2024: Rënie e ndjeshme e kontratave të lidhura

Ndaje

Në vitin 2024, institucionet publike në Kosovë kanë lidhur kontrata në vlerë prej 70,565,751.47€ përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. Kjo shifër paraqet një rënie prej 39.35% krahasuar me vitin 2023, kur vlera e këtyre kontratave kishte arritur në 116,343,970.83€.

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara në infografikë, në vitin 2024 janë lidhur gjithsej 9,987 kontrata përmes procedurave të prokurimit publik, ndërsa 607 prej tyre janë lidhur përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit.

📊 Të dhëna nga infografika:
✔️ Vlera e përgjithshme e kontratave publike në 2024 është 938,699,949.4€.
✔️ 607 kontrata janë lidhur përmes procedurës së negociuar pa publikim.
✔️ 294 prej tyre janë aneks kontrata, me vlerë 16,801,822.88€.
✔️ Vlera e kontratave kryesore është 53,763,928.59€.

Më shumë

Të tjera