E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Posta planifikon t’i jap 20 mijë euro për konsulencë ligjore

Ndaj

Ndërmarrjet publike edhe pse në gjendje jo edhe aq të mirë financiare, vazhdojnë të shpenzojnë para për angazhimin e konsulencave ligjore dhe të tjera, shkruan Kujdestari.info.

Një shumë prej 20 mijë euro ka paraparë edhe Posta e Kosovës për të angazhuar konsulencë ligjore, ku të enjten ka hapur thirrje për tender.

Në bazë të kërkesës së Postës së Kosovës si autoritet kontraktues, konsulenca ligjore i nevojitet për Përpilimi i parashtresave në procedurë civile dhe procedura tjera, Përfaqësimi në seancat Gjyqësore për çështjet civile dhe të tjera, Përmbarimet, prapësimet në procedura përmbarimore, Mjetet Juridike në çështje civile dhe të tjera si dhe Mbrojtja dhe përfaqësimi në shqyrtime, seanca tjera.

Sipas shpalljes së tenderit, Autoriteti Kontraktues ka paraparë kontratë për 36 muaj për ofrimin e konsulencës ligjore nga operatori që del i suksesshëm në këtë shpallje.

Megjithatë, kontrata mund të ndërpritet më herët në rast se shpenzohet më shpejt buxheti i planifikuar për këtë çështje. /Kujdestari.info

Lexo më shumë

Të tjera