E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Policia na “vëzhgon” edhe nga qielli, jepet tender 700 mijë euro për bileta avioni

Ndaj

Edhe Policia e Kosovës, sikurse institucionet tjera publike, siguron udhëtimet zyrtare të stafit të saj përmes tenderëve për bileta avioni. Pas një procesi që zgjati disa muaj dhe u shoqërua me ankesa e pezullime, tashmë është finalizuar kontrata që do të mbulojë nevojat për udhëtime në tri vitet e ardhshme, shkruan Kujdestari.info.

Tenderin për furnizim me bileta avioni për nevoja të PK-së, ishte publikuar në prill të këtij viti, porse tek tani kanë arritur ta shpallin fituesin, meqë gjatë procesit kishte pasur ankesa dhe pezullim të aktivitetit të prokurimit.

Autoriteti Kontraktues, të martën njoftoi se ka shpall fitues kompaninë “AS TRAVEL CLUB” Sh.P.K, me çmimin prej 700 mijë e 14 euro.

Mirëpo, Policia e Kosovës e kishte shpall fitues këtë operator ekonomik, vetëm pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, pas ankesës që “AS TRAVEL CLUB” Sh.P.K kishte bërë ndaj vendimit të Autoritetit Kontraktues.

Para se kjo kompani të shpallej fituese, ky proces ishte përballur me ankesa, pezullime të aktivitit të prokurimit, e deri të ndërhyrja e Organit Shqytues të Prokurimit (OSHP).

Pas ankesës së këtij operatori ekonomik, Policia e Kosovës me 30 qershor kishte marrë vendim për pezullimin e aktivitetit të prokurimit deri në vendimin e ardhshëm.

Kjo, pasi dhjetë ditë më herët, me 20 qershor 2025, Autoriteti Kontraktues, e kishte refuzuar ankesën e operatorit ekonomik, “AS TRAVEL CLUB” Sh.P.K.

Ndërkohë, pas gjithë këtyre përplasjeve, Policia e Kosovës kishte kërkuar nga Operatorët Ekonomik që ta zgjatin validetetin dhe sigurimin e tenderit, meqë tenderi për furnizim me bileta avioni nuk ishte përmbushur.

Përmes këtij tenderi, Policia e Kosovës ka kërkuar 1400 bileta për të gjitha vendet e botës, për tri vitet e ardhshme nga hyrja në fuqi e kontratës. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera