Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka publikuar rezultatin e vlerësimit për njërin nga tenderët më të mëdhenj “Ndërtimi i objektit të MBPZHR-së” dhe ka rekomanduar për kontratë grupin e operatorëve ekonomikë “MB Group SH.P.K.” & “N & B SH.P.K.” me ofertë në vlerë 7,499,324.88 euro, shkruan Kujdestari.info.
14 oferta ka pranuar për këtë tender, i cili ishte hapur ne qeverisjen e Faton Pecit, konkretisht më datë 3 tetor 2025.

Sipas listës së operatorëve ekonomikë pjesëmarrës dhe vlerave të ofertave, rekomandimi nuk i takon ofertës më të lirë, pasi në garë kanë qenë disa oferta me çmim më të ulët se 7.49 milionë euro.
Kush kishte oferta më të lira se fituesi dhe sa është diferenca?
Nga dokumenti i publikuar, oferta e rekomanduar 7,499,324.88 euro është më e shtrenjtë se këto oferta më të ulëta (me diferencë përafërsisht):
ERK CONSTRUCTION INC (Dega në Kosovë) / DEA GROUP SH.P.K. – 6,687,111.10 €
rreth +812,213.78 € më shtrenjtë se kjo ofertë
Adetex SH.P.K. / (… ) / REAL INVEST SH.P.K. – 6,897,664.08 €
rreth +601,660.80 €
N.N.P. ATC COM SH.P.K. / BBARDHI SH.P.K. / DAFTING SH.P.K. – 6,952,752.00 €
rreth +546,572.88 €
R & R Kukolli – 7,098,790.40 €
rreth +400,534.48 €
AAG PROJEKT / euro-services / Enggroup / ALPING / Shkembi – 7,147,171.90 €
rreth +352,152.98 €
HARST Group / CONSTRUMAX / TOP PROJEKT – 7,272,727.27 €
rreth +226,597.61 €
NPN EUROING / LIMITPROJEKT – 7,331,190.78 €
rreth +168,134.10 €
ËORLD MEDIUM – 7,346,830.00 €
rreth +152,494.88 €
Krapi Com / EURO CONSTRUCTION – 7,428,927.14 €
rreth +70,397.74 €
Ndërsa në listë ka edhe oferta më të shtrenjta se e rekomanduara, si p.sh. EBK/Uleza Ndërtim (7,588,729.79 €), Olti Trasing/SINANI-ING/UNICORN (7,630,000.00 €), H&B-Consulting/Raf III (7,774,317.68 €) dhe ADAL/FIDOLA (7,899,919.08 €).
Pse u eliminuan ofertat më të lira?
Nga njoftimet/arsyetimet e refuzimit të bashkangjitura në dokument, pjesë e operatorëve ekonomikë me çmim më të ulët janë shpallur “administrativisht të papërgjegjshëm / jo-responsiv”, për shkak të mosplotësimit të kërkesave të dosjes së tenderit. Arsyet kryesore të evidentuara në dokument janë:
1) Mungesë dëshmish për qarkullim financiar (përputhshmëri ekonomike/financiare)
Në një rast, është refuzuar oferta sepse nuk është dëshmuar si duhet qarkullimi vjetor (p.sh. kërkesa që qarkullimi për vitet 2022–2024 të jetë mbi një prag të caktuar) dhe janë kërkuar dokumente specifike (deklarata/konfirmime nga ATK, apo format e kërkuara në dosje).
2) Dokumentacion i paplotë: mungojnë anekse/formulare të kërkuara
Në disa raste përmendet mungesa e formularëve të detyrueshëm (p.sh. deklarata në betim sipas aneksit përkat3s), ose mospërmbushje formale e kërkesave të dosjes.
3) Mungesë e planit dinamik dhe/ose deklaratave për afatet (36 muaj)
Për disa operatorë është konstatuar se mungon: deklarata për fillimin dhe planifikimin e përfundimit të punimeve brenda afatit (p.sh. 36 muaj), dhe/ose Plani Dinamik i Detajuar i punimeve (si kërkesë esenciale).
4) Mospërputhje në stafin profesional/teknik dhe licencime/certifikime
Ka raste ku refuzimi lidhet me: istën e stafit profesional të paplotësuar (mungojnë profesionet dhe përvoja), kërkesa për profile të caktuara (p.sh. inxhinier i fushës specifike) dhe dëshmi mbi angazhimin, kërkesa për person të certifikuar për pozita teknike (p.sh. drenazhues, ndihmë e parë), ku është konstatuar mungesë e dëhshmive.
5) Dyshime/konstatime për “staf të njëjtë” në më shumë se një ofertë
Në një arsyetim tjetër përmendet se i njëjti person (p.sh. inxhinier) figuron i angazhuar edhe në oferta të tjera, dhe pas verifikimeve/konfirmimeve, komisioni e ka konsideruar se operatori nuk e ka përmbushur kërkesën përkatëse të dosjes për angazhimin profesional.
Ky aktiviteti i prokurimit ka qenë objekt ankese në OSHP, ku sipas vendimit të Panelit, ishte konstatuar se disa kërkesa/kritere në dosje ishin kufizuese, jo proporcionale dhe të paqarta, dhe OSHP e kishte obliguar autoritetin kontraktues të bëjë përmirësime në dosje dhe të zgjasë afatet.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, nën udhëheqjen e ministrit në detyrë Faton Peci, kishte shpallur një tender rekord prej 8 milionë euro për ndërtimin e tri objekteve administrative: MBPZHR, AZHB dhe APK. Shtat herë radhazi, ministria ka bërë ndryshimi më ne këtë tender, duke ngarkuar fletën standarde perkorrgjimin e gabimeve te njoftimeve te publikuara.
Projekti ka një kohëzgjatje të parashikuar prej 36 muajsh dhe është një nga tenderët më të mëdhenj të kohëve të fundit në Kosovë. Tashme një kompani veç se ka kërkuar qasje në dokumentacion e kompanisë se rekomanduar për kontratë, çka tregon se aktiviteti do të -përcillet me ankesa. /Kujdestari.info/