Kosova vazhdon të importoi energji elektrike nga vendet tjera në vlera milionëshe në vit, shkruan Kujdestari.info.
Vetëm në dekadën e fundit, Kosova importoi mbi 1 miliard euro energji elektrike, shumica në pesë vitet e fundit.
Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, ka paraqitur shifra përmes të cilave ka treguar importin e madh të energjisë në dekadën e fundit.

Shkrimi i plotë në Facebook i Ajvazit:
Kosova ka importuar 1.08 miliard € energji elektrike nga viti 2015 deri në shtator 2025.
– Nga 2015–2020 u importuan gjithsej 273 milion €
– Nga 2021–shtator 2025 u importuan 811 milion €
– Vetëm gjatë vitit 2025 pritet të kalohen 300 milion €
Kjo tregon rritje dramatike të varësisë energjetike pas vitit 2020.
Nëse nuk investojmë seriozisht në prodhim vendas, çdo vit do të paguajmë qindra miliona euro për energji që mund ta prodhonim vetë.
Çdo euro që shkon jashtë për energji, është një euro më pak për zhvillimin e Kosovës.