E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Pekini thotë se do të hakmerret ndaj Trumpit nëse ai nuk tërheq tarifën 100% mbi importet kineze

Ndaj

Pekini i ka thënë SHBA-së se do të hakmerret nëse Donald Trump nuk tërhiqet nga kërcënimi për tarifa 100% mbi importet kineze, ndërsa investitorët shqetësohen për një tjetër valë pasigurie tregtare, raporton The Guardian.

Ministria e Tregtisë e Kinës fajësoi Uashingtonin për rritjen e tensioneve dhe theksoi se kontrollet e fundit mbi eksportet e tokave të rralla, përfshirë holmium, erbium, thulium, europium dhe ytterbium, janë legjitime dhe nuk ndalojnë eksportet për përdorim civil. Masat u morën pasi SHBA-ja shtoi disa kompani kineze në listën e kontrollit të eksportit, duke goditur përdorimin e filialëve të huaj për të shmangur kufizimet mbi pajisjet për çipa dhe teknologji të tjera.

Kërcënimi i Trump tronditi tregjet financiare: Wall Street humbi rreth 2 trilion dollarë, FTSE 100 ra pothuajse 1%, ndërsa Bitcoin u rrit 1.5% pasi Kina nuk hakmori menjëherë.

Analistët thonë se kërcënimet e Trump mund të jenë pjesë e strategjisë “eskalo për të de-eskaluar”, ku shifra të larta tarifash përdoren për të fokusuar vëmendjen dhe për të nxjerrë koncesione nga pala tjetër, duke arritur marrëveshje më shpejt se normalisht.

Kina tha se nuk dëshiron luftë tregtare, por do të ndërmarrë masa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj nëse SHBA-ja vazhdon “rrugën e gabuar”.

Lexo më shumë

Të tjera