E martë, 1 Prill, 2025

Pas urdhër-arrestit, izraelitët i kërkuan Dodikut të largohet nga një konferencë që po mbahet në Jerusalem

Ndaje

Milorad Dodikut i është kërkuar që të largohet nga një konferencë mbi antisemitizmin që po mbahet në Jerusalem.

Kështu së paku raportojnë mediat izraelite, sipas të cilave, pas publikimit të urdhrit të arrestit kundër tij, zyrtarët izraelitë e informuan Dodikun se ai nuk ishte i mirëpritur, duke bërë që Dodik të largohej nga vendi me shoqëruesit e tij, përcjell Telegrafi.

Ato kujtojnë se vendimi erdhi pasi një gjykatë në Bosnje lëshoi një urdhër-arresti ndërkombëtar të mërkurën kundër Milorad Dodik, presidentit të Republikës Srpska dhe liderit të serbëve të Bosnjës, i cili aktualisht ndodhet në Izrael.

Sipas deklaratës së gjykatës, Dodik akuzohet për “minim të rendit kushtetues” dhe largim nga vendi në kundërshtim me urdhrat e gjykatës.

Dodik u dënua me një vit burg dhe u ndalua nga veprimtaria politike për gjashtë vjet pasi kundërshtoi vendimet e një të dërguari ndërkombëtar për paqen.

Dodik, një “avokat” për një kohë të gjatë pro-rus për shkëputjen nga Bosnja dhe një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, nxori legjislacionin që ndalon gjyqësorin dhe policinë shtetërore të Bosnjës të veprojnë në rajonin me shumicë serbe.

Por Ligji u pezullua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese.

Dodik gjithashtu ka kërcënuar vazhdimisht se do ta ndajë Republikën Srpska nga Bosnja dhe do ta bashkojë atë me Serbinë fqinje, një lëvizje që vendet perëndimore paralajmërojnë se mund të rindezë konfliktin e dhunshëm në rajon.

Po sipas mediave izraelite, më parë këtë javë, Dodik kaloi në Serbinë fqinje dhe më pas udhëtoi për në Izrael për të marrë pjesë në konferencën e antisemitizmit në Jerusalem.

Gjykata shtetërore e Bosnjës njoftoi gjithashtu se një urdhër-arresti ndërkombëtar ishte lëshuar për Nenad Stevandić, kryetar i parlamentit të Republikës Srpska, i cili kishte udhëtuar në Serbi, por që atëherë është kthyer në Bosnje.

Urdhëresat i janë përcjellë Interpolit, thuhet në deklaratën e gjykatës me Dodik që i ka hedhur poshtë akuzat si të motivuara politikisht.

Kriza aktuale konsiderohet më e rënda që nga lufta e viteve 1990 dhe kërcënon Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995 që i dha fund Luftës së Bosnjës.

Më shumë

Të tjera