“Punëtorët e sektorit publik mund të mbesin pa paga, nëse vazhdon vonesa në konstituimin e institucioneve”, kështu ka deklaruar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj shprehet se paga e 13-të do të ishte e mirëseardhur vetëm nëse do të përfshinte të gjithë punëtorët.
“Bazuar në situatën aktuale politike kemi frikë se jo me marr pagën e 13, por mund të mbetemi fare pa paga nëse vonohet konstituimi i institucioneve. Mirë do të ishte paga e 13 po të ishte për të gjithë punëtorët. Kjo do t’iu ndihmonte të gjithë punëtorëve nëse do të realizohet ky premtim”, ka deklaruar Jasharaj për “Front Online”.