E premte, 6 Mars, 2026

Pak para fillimit të fushatës, Shaqir Totaj nënshkruan kontratë 2.47 milionë për renovimin e stacionit të autobusëve

Ndaj

Pak para fillimit të fushatës zyrtare elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit, kandidatët për kryetar të komunave që janë në fund të mandatit po shpërndajnë tenderë me vlera milionëshe, shkruan Kujdestari.info. 

Njëri prej tyre është edhe Shaqir Totaj, krytar i Prizrenit, i cili të martën nënshkroi një kontratë në vlerë 2 milionë e 477 mijë euro, për “Rregullimi i infrastrukturës dhe renovimi i objektit të stacionit të autobusëve në Prizren”.

Në këtë aktivitet të Prokurimit, kanë ofertuar vetëm dy kompani, “EBK SHPK” dhe Grup i Operatorëve ekonomik DANIS INSAAT GIDA OTOMOTMURIZM PAZARLAMA SANAYI VE TICARET LIMITED SIRKETI; SCD INSAAT PROJE VE GIDA SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI.

Tenderin e ka fituar operatori ekonomik, EBK Sh.P.K edhe pse ishte më i shtrenjt se operatoret tjerë nga Turqija për rreth 800 mijë euro.

Mirëpo, Autoriteti Kontraktues, këtë grup të operatorëve e ka shpall të papërgjegjshëm për shkak të mungesës së dokumentacioneve të kërkuara në dosjen e tenderit.

Sipas kontratës, punimet janë paraparë të përfundojnë brenda 900 ditë pune nga data e hyrjes në fuqi të kontratës. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera