E premte, 11 Prill, 2025
HomeAktualeOsmani: Mbështetja e Clintonit...

Osmani: Mbështetja e Clintonit për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë në Berlin, ka lexuar një ‘Laudatio’ për Presidentin Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Mbrëmë në Berlin, pata nderin ta lexoj një ‘Laudatio’ për Presidentin Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”.

Teksa qëndroja para tij, kujtova marsin e vitit 1999, kur dëgjonim me shpresë fjalimet e tij në një radio të vogël, ndërsa përjetonim tmerret e regjimit të Millosheviqit. Sot, falë luftës çlirimtare dhe falë lidershipit të botës demokratike dhe mbështetjes bipartizane amerikane, si nga demokratët ashtu edhe republikanët, Kosova frymon e lirë dhe e pavarur.

Mbështetja e Presidentit Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane—të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.

Faleminderit, President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara. Dhe në veçanti, faleminderit në emër të fëmijëve të tashëm të Kosovës—brezi i parë që nuk po rritet në luftë e që njeh vetëm paqe.

Hapësirë reklamuese

Të Preferuarat

Më shumë nga Autori

Më 15 prill mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin për mbajtjen e seancës...

Kompania Meditech fiton edhe një tender 2.5 milionësh, një ampulë ia shiti shtetit për 1107 euro

Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me...

- A word from our sponsors -