Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se një muaj nga vendimi i Gjykatës Supreme që ka hequr obligimin e pensionistëve për t’u lajmëruar në Departament të Pensioneve në çdo gjashtë muaj, një gjë e tillë ende s’po respektohet.
“Po po, ma cekën, po. Pas gjashtë muajsh në qershor”, ka thënë pensionistja Nurije Berisha-Prekaj për koha.net.
Vërejtje për këtë situatë ka shprehur edhe sekretari i Shoqatës së Pensionistëve të Prishtinës, Osman Vitia. Ai ka thënë se vendimi nuk është duke u zbatuar.