Procesi mësimor ka nisur dje në Kosovë, por temperaturat e larta kanë detyruar disa shkolla të ndryshojnë orarin e mësimit.
Kujdestari.info ka mësuar se në disa shkolla në vend po zhvillohet mësimi me orar të shkurtuar për shkak të temperaturave të larta.
Një prej shkollave ku është marrë një masë e tillë është shkolla fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Prindërit e nxënësve të ciklit të ulët janë njoftuar që fëmijët t’i marrin nga shkolla në orën 11:00, për shkak të kushteve të krijuara nga temperaturat.
Kujdestari.info mëson se edhe në disa shkolla të tjera në vend mësimi po zhvillohet me orare më të shkurtra, si masë për të lehtësuar qëndrimin e nxënësve në ambiente shkollore gjatë temperaturave të larta.
Ndërkohë, procesi mësimor në Kosovë ka nisur dje, me nxënësit që iu rikthyen bankave shkollore pas përfundimit të pushimeve verore. /Kujdestari.info/