E martë, 16 Dhjetor, 2025

Një javë para zgjedhjeve, Shpejtim Bulliqi jep tender mbi 1.3 milionë për ndërtimin e parkut industrial në Sfeqël

Ndaj

Veç gjashtë ditë para 12 tetorit, ditës së zgjedhjeve lokale, Shpejtim Bulliqi, kryetari i Podujevës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 1 milionë e 356 mijë e 98 euro, për ndërtimin e parkut industrial në Sfeqël, shkruan Kujdestari.info. 

Autoriteti Kontraktues, me 6 gushtë ka publikuar njoftimin për nënshkrimin e kontratës mes komunës si palë kontraktuese dhe operatorit ekonomik që e ka fituar tenderin prej 1.35 milionë eurove.

“Komuna e Podujevës shpall fitues ne këtë projekt Grup i Operatorëve Ekonomik Hajzer Hajdari B.I.; MILENIUM KONSTRUCTION SH.P.K.Mirofc, 11000 Podujevë me qmimin e ofertës 1,356,098.72 euro(njëmilion e treqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëdhjetetetë euro e shtatedhjetë e dy cent)”, thuhet në njoftimin e autoritetit kontraktues.

Ndërsa, dy operatorët tjerë që kishin ofertuar, kanë ofruar çmime më të shtrejtë.

Operatori Ekonomik, NB Company, kishte ofruar 1 milionë e 737 mijë euro, derisa EING COM 1 milion e 847 mijë euro, për çka edhe nuk kanë arritur ta fitojnë këtë tender.

Njoftimin për këtë tender, Autoriteti Kontraktues e ka shpall me 4 gushtë 2025 dhe pas vetëm dy muajve kanë arritur ta shpallin fituesin e tij.

Megjithatë, njoftimin paraprak për këtë tender Komuna e Podujevës ishte shpallë me 17 janar 2025. /Kujdestari.info 

Lexo më shumë

Të tjera