Më 24 shkurt 2026, Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës raportoi se vlera totale e aseteve ka arritur në 3,284,865,634 euro. Kjo shumë përfaqëson kursimet pensionale të qytetarëve të Kosovës dhe është e investuar pothuajse e gjitha në tregjet financiare ndërkombëtare, përmes fondeve të mëdha investuese dhe instrumenteve financiare të njohura globalisht, shkruan Kujdestari.info.
Struktura e përgjithshme e investimeve
Nga 3.28 miliardë euro:
59.7% (1.96 miliard €) janë në aksione
12.9% (424 milion €) në instrumente borxhi
9.9% (325 milion €) në fonde multi-asete
8.1% (267 milion €) në asete reale
9.4% (307 milion €) në kesh dhe treg të parasë
Kjo strukturë tregon se Trusti ka orientim kryesisht drejt rritjes afatgjatë, pasi pjesa më e madhe është në tregun global të aksioneve.
Investimet në tregun e aksioneve (1.96 miliard €)
Aksione pasive (ETF dhe fonde indeksuese) -1.45 miliard €
Këto investime ndjekin indekse të mëdha botërore dhe konsiderohen më të qëndrueshme dhe me kosto më të ulët.
Vanguard Group (SHBA) – 715,047,183 €
Një nga menaxherët më të mëdhenj të aseteve në botë. Investimi përmes fondit global përfshin kompani si Apple, Microsoft, Nestlé, etj.
Invesco (SHBA) – 259,188,871 €
Përmes ETF që ndjek indeksin S&P 500.
BlackRock / iShares (SHBA) – përmes disa ETF-ve evropiane dhe britanike
MSCI Europe Value ETF – 128,485,240 €
Core FTSE 100 ETF (Mbretëria e Bashkuar) – 50,578,350 €
Listed Private Equity ETF- 26,254,295 €
Amundi (Francë)
MSCI Europe Quality Factor ETF – 76,591,015 €
MSCI Japan ETF – 46,079,586 €
UBS Group (Zvicër)
Core SPI ETF – 32,810,999 €
State Street Global Advisors (SHBA) përmes SPDR ETF
European Dividend Aristocrats – 32,563,525 €
Russell 2000 Small Cap – 32,536,530 €
Këto fonde konsiderohen me rrezik të moderuar, pasi ndjekin tregje të gjera dhe janë të diversifikuara.
Aksione aktive- 384 milion €
Këtu menaxherët përzgjedhin kompani specifike me synim tejkalimin e tregut.
Nordea (Finlandë) – 109,992,426 €
Schroders (Mbretëria e Bashkuar)
Global Equity Alpha – 93,851,276 €
Sustainable Growth – 89,520,548 €
JPMorgan Chase (SHBA) – 91,245,917 €
Dihet se rreziku këtu është më i lartë se fondet pasive, sepse performanca varet nga strategjia e menaxherit.
Aksione tematike- 121 milion €
Investime në sektorë specifikë, që mund të jenë më të paqëndrueshme.
**BNP Paribas – Healthcare Innovators – 30,321,054 €
**State Street Global Advisors – Oil & Gas ETF – 28,449,173 €
**VanEck – Defense ETF- 19,653,695 €
Future of Defence ETF – 17,281,441 €
Edhe këto fonde janë më të rrezikshme sepse varen nga sektorë specifikë si energjia apo mbrojtja.
Instrumente borxhi dhe stabilitet
Obligacione të Kosovës – 139,449,356 €
Obligacione të Austrisë – 31,826,544 €
Obligacione të Francës -30,907,378 €
Obligacione të Italisë – 30,023,720 €
Vanguard Eurozone Government Bond ETF – 27,898,760 €
Këto konsiderohen investime me rrezik më të ulët krahasuar me aksionet.
Multi-asete. 325 milion €
Schroder ISF Global Multi Asset Balanced -121,150,458 €
Nordea Stable Return Fund – 80,432,802 €
BlackRock Global Allocation – 69,323,426 €
Allianz Dynamic Multi Asset – 54,560,369 €
Këto fonde kombinojnë aksione dhe obligacione për të balancuar rrezikun.
Asete reale, 267 milion €
Investime në infrastrukturë dhe pasuri të paluajtshme përmes ETF-ve amerikane si:
iShares US Infrastructure – 107,420,437 €
Global X US Infrastructure – 79,552,464 €
Global X Data Center & Digital Infrastructure – 42,541,862 €
Janë investime të lidhura me ekonomi reale, por ndikohen nga normat e interesit dhe ciklet ekonomike.
Likuiditet dhe para të gatshme
Amundi Smart Overnight Return ETF – 152,754,906 €
Amundi Euro Liquidity – 138,730,060 €
Depozita bankare – 164,313,515 €
Kesh në banka – 16,258,308 €
Këto shërbejnë për stabilitet dhe reagim të shpejtë ndaj tregut.
Shumica e parave të pensioneve të qytetarëve të Kosovës janë të investuara në tregjet e SHBA-së dhe Evropës përmes fondeve gjigante ndërkombëtare. Ekspozimi më i madh është ndaj ekonomisë amerikane. Rreth 60% janë në aksione, që do të thotë se fondi është i orientuar drejt rritjes afatgjatë dhe mund të ketë luhatje në periudha krize globale.
Një pjesë e investimeve janë në sektorë më të rrezikshëm si energjia dhe industria e mbrojtjes, ndërsa rreth një e treta e portofolit është në instrumente më të sigurta si obligacionet dhe depozitat bankare.
Trusti i Kosovës nuk i mban paratë në Kosovë, por i investon në tregjet financiare ndërkombëtare për të rritur vlerën e tyre në afatgjatë. Struktura aktuale tregon një strategji të balancuar mes rritjes dhe stabilitetit, por me dominim të qartë të tregut të aksioneve.
Kjo nënkupton se pensionet e ardhshme të qytetarëve varen drejtpërdrejt nga performanca e ekonomisë globale.
Sipas të dhënave zyrtare të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, viti 2025 ka shënuar një performancë të rëndësishme pozitive në investime, me kthim bruto nga investimet prej rreth 312 milionë euro deri më 24 dhjetor 2025. Kjo është shifra e fitimit që Trusti ka arritur vetëm nga performanca e aseteve të tij, dhe është rreth 68 milionë euro më e lartë se kthimi në vitin 2024, kur ai kishte qenë rreth 244 milionë euro. Ky rezultat konfirmon se pensionet e kosovarëve kanë sjellë rritje të vlerës së kursimeve edhe gjatë vitit 2025, duke kontribuar në rritjen e totalit të mjeteve të menaxhuara dhe duke rritur besueshmërinë e sistemit të pensioneve. /Kujdestari.info/