E martë, 19 Gusht, 2025

Nga përurimi madhështor te punët “e paparapara”: 823 mijë euro shtesë për projektin nënkalimit të Malishevës

Ndaj

Një numër i madh qytetarësh të Malishevës u mblodhën para pak ditësh në qendër të qytetit për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të nënkalimit dhe parkingut nëntokësor, një projekt i financuar nga Komuna e Malishevës, e udhëhequr nga Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate. Përurimi u zhvillua me një ceremoni madhështore, ku mori pjesë edhe vetë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, shkruan Kujdestari.info.

Por, vetëm rreth dy muaj e gjysmë para këtij përurimi, Komuna e Malishevës kishte lidhur një kontratë shtesë për punët “e paparapara” që dolën gjatë realizimit të projektit “Ndërtimi i sheshit së bashku me nënkalimet dhe parkingun nëntokësor në qytetin e Malishevës”.

Vlera e këtyre punëve shtesë ishte 823,500 euro, dhe kontrata u nënshkrua më 16 maj 2026 me konsorciumin e operatorëve ekonomikë B Famis SH.P.K., Best Company SH.P.K. dhe Companya Eskavatori SH.P.K.

Sipas dosjes së tenderit, arsyeja zyrtare ishte:

“Gjatë kryerjes së punëve të ndërtimit të sheshit së bashku me nënkalimet dhe parkingun nëntokësor në qytetin e Malishevës, janë paraqitur punë shtesë të konstatuara dhe arsyetuara nga organi mbikëqyrës. Pa kryerjen e këtyre punëve shtesë, projekti nuk do të realizohej dhe përfundonte në tërësi.”

Megjithatë, në E-prokurim nuk është ngarkuar as paramasa dhe parallogaria për këto punë shtesë, ndërsa figuron vetëm dokumentacioni i tenderit fillestar, i lidhur dy vite më parë. Po ashtu, mungon edhe vetë kontrata e punëve shtesë në sistem.

Kontrata bazë ishte nënshkruar në qershor 2023 me të njëjtat kompani, në vlerën 8,277,887.67 euro dhe me afat zbatimi prej 36 muajsh. Punët shtesë kapin 9.95% të vlerës fillestare, vetëm 0.05% brenda kufirit maksimal ligjor prej 10%.

Dy kompanitë e në  konsorciumit, Best Company SH.P.K. dhe Companya Eskavatori SH.P.K., janë të të njëjtës familjen nga Feizaj. Ish-pronari i kompanisë “Eskavatori”, tash i “Best Company”-së, ka qenë dëshmitar në gjykimin maratonik ndaj Fatmir Limajt. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera