Kompania e furnizimit me energji elektrike, KESCO, ka bërë të ditur se do të ndryshojë orari i tarifës së ulët.
Sipas një njoftimi ky ndyshim do të nis qysh nesër 1 prill e do të zgjas deri më 30 shtator.
Tarifa e ulët për konsumatorët do të vlejë nga ora 23:00 deri në ora 08:00.
Ky ndryshim vjen si pjesë e aplikimit të tarifës verore, duke u mundësuar konsumatorëve kursime më të mëdha gjatë orëve të caktuara të natës.
Kujtojmë se së fundmi ZRRE ka përmendur si mundësi shtrenjëtimin e energjisë elektrike prej 15%, propozim ky i cili ka nxitur reagime tek qytetarët dhe bizneset.
Madje si shenjë kundërshtimi për të shtunën më 5 prill është paralajmëruar protestë në Prishtinë.