Kina të dielën hapi urën më të lartë në botë në provincën malore të Guizhou, duke përfunduar një projekt që zgjati më shumë se tre vjet.
Ura e Kanionit të Madh Huajiang e zvogëlon udhëtimin përmes grykës nga dy orë në vetëm dy minuta, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ura ngrihet 625 metra mbi lumin Beipan, duke e bërë atë gati nëntë herë më të lartë se Ura Golden Gate e San Franciskos.
Struktura e përgjithshme shtrihet 2,890 metra përgjatë Kanionit të Madh Huajiang, një peizazh që shpesh quhet “çarje e Tokës”.

Ekipet e ndërtimit thuhet se u përballën me sfida të mëdha gjatë ndërtimit në një lartësi të tillë, duke kërkuar përdorimin e mjeteve të përparuara si navigimi satelitor, dronët dhe sistemet inteligjente të monitorimit.
Mbi 30,000 ura janë ndërtuar në terrenin e saj të thyer, tri prej të cilave renditen ndër më të lartat në botë.
Madje, pothuajse gjysma e 100 urave më të larta të globit ndodhen në këtë provincë të vetme.
View this post on Instagram