E premte, 13 Mars, 2026

Nënshkruhet marrëveshja rreth 9 milionë euro për bizneset, përfitojnë 198 ndërmarrje

Ndaj

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka nënshkruar marrëveshjen në vlerë 8.9 milionë euro me 198 ndërmarrje përfituese nga skema e granteve për blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese, certifikim të produkteve dhe sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo mbështetje financiare ndaj ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme është dëshmi e vizionit të tyre për qeverisje të mirë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ai shtoi se ndërmarrjet vendore janë shtylla kryesore për zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës.

“Këto 198 ndërmarrje janë përfituese nga tri skema të granteve nga KIESA. E para është skema e granteve për mbështetje të ndërmarrjeve prodhuese me potencial për eksport, për blerjen e makinerive prodhuese — 129 ndërmarrje përfituese në vlerë financiare prej 7.3 milionë euro. Qëllimi i kësaj skeme mbështetëse është për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tyre në produkte për tregun ndërkombëtar. E dyta është skema e granteve në mbështetje të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Janë 42 ndërmarrje përfituese në vlerë 1 milion euro. E treta është skema e granteve për certifikimin e produkteve ku janë 27 biznese përfituese në vlerë 600 mijë euro”, tha Kurti.

Ndërsa, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se procesi i ndarjes së granteve ka qenë transparent dhe korrekt, derisa përmendi që gjatë të kaluarës, sipas saj, praktika e ndarjes së granteve ka qenë problematike dhe jo transparente.

Kurse, drejtori i KIESA-s, Zef Dedaj, tha se nga 198 biznese përfituese, 93 prej tyre janë biznese që për herë të parë kanë përfituar nga buxheti shtetëror, ndërkaq 105 bizneset e tjera nuk kanë përfituar grante në tri vitet e fundit.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe persona duke studiuarMund të jetë një imazh i 1 person, duke studiuar dhe tekstiMund të jetë një imazh i 2 persona, tribunë dhe teksti

Lexo më shumë

Të tjera