E diel, 15 Mars, 2026

Në Prizren do të bllokohet Transiti i Ri për disa orë gjatë ditës së enjte

Ndaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prizrenit njofton qytetarët se të enjten, më 25 shtator 2025, nga ora 06:00 deri në 12:00, rruga “Agim Shala” – Transiti i Ri do të jetë e bllokuar për shkak të punimeve për dislokimin e kabllove ajrore.

Sipas njoftimit, pjesa e prekur përfshin segmentin nga rrethrrotullimi i rrugës “Enver Hadri” dhe “Kastriotët” deri te rrethrrotullimi në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen Arbana.

Komuna u bën apel qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që të shmangin këtë aks rrugor, në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më shpejtë dhe pa pengesa.

“Me qëllim të zhvillimit të punimeve sipas kontratës dhe planit dinamik, kërkojmë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion që t’i shmangin këto akse rrugore. Ju faleminderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë

Të tjera