Në ditën e shtatë të fushatës për zgjedhjet komunale, kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama, është kujtuar për sakrificën e familjes Jashari dhe komandantin Adem Jashari, shkruan Kujdestari.info.
Të premten, komuna e Prishtinës ka hapur konkurs publik për ndertimin “Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, nëkryeqytet.

Për këtë konkurs, komuna ka planifikuar 150 mijë euro, ndërsa, përpos fituesit që do të shpërblehet me 125 mijë euro, është planifikuar edhe vendi i dytë që do të shpërblehet me 15 mijë euro dhe vendi i tretë me 10 mijë euro.

Rama planifikon që “Memorialin Përkujtimor Adem Jashari”, ta vendos në qendër të Prishtinës, saktësisht në mes te ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe Xhamisë së Gurit, mbi pllatonë që planfikohet të ndërtohet në atë pjesë, pasi rruga Agim Ramadani do të bëhet nëntokësore.

“Lokacioni gjindet në qendër të Prishtinës, në mes të ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Xhamisë së Gurit”, thuhet në dosjen e tenderit. /Kujdestari.info

Përpos komunës së Prishtinës, në realizimin e projektit të Memorialit Adem Jashari, do të jenë edhe familja Jashari dhe OVL-UÇK.
- Familja Jashari: Roli këshillues në procesin e hartimit dhe realizimit të projektit.
- Shoqata e OVL të UÇK-së: Roli këshillues në procesin e hartimit dhe realizimit të projektit.
Në këtë konkurs, thuhet se projekti është në përputhje me vizionin e kryetarit Përparim Rama, porse, tash e katër vjet në mandatin e parë, kryetari Rama nuk e ka realizuar një projekt të tillë.
“Përafrimi me vizionin e kryetarit Përparim Rama: Ky projekt përputhet me vizionin e kryetarit Rama për një Prishtinë bashkohore, gjithëpërfshirëse dhe një fener të trashëgimisë kulturore. “Memoriali përkujtimor kushtuar familjes Jashari” do të kontribuojnë në këtë vizion duke:
- Ruajtur Kujtesën Historike: Nderimi i trashëgimisë së një ngjarjeje kyçe në historinë e Kosovës.
- Promovimi i vlerave universale: Memoriali bashkë ma hapësirën publike përreth shërben për shenjëzimin në kohë dhe hapësirë të sakrificës për vlerën universale për të jetuar të lirë.
- Përmirësimi i peizazhit urban: Integrimi i memorialit në strukturën urbane të Prishtinës, duke krijuar një hapësirë publike tërheqëse dhe të qasëshme”.