Komuna e Shtimes ka dhënë një tender në vlerë 5 mijë e 286 euro për larje të veturave. Sipas tenderit, veturat do të pastrohen brenda e jashtë, me pastrim kimik përbrenda.
Vetura që përdoret nga Qemajl Aliu, që drejton aktualisht komunën e Shtimes, do të jetë e pastër çdo herë.
Përveç kësaj, edhe veturat e tjera të këtij institucioni do të dalin në rrugë të pastra.
Ndonëse në fund të mandatit, pasi në muajin tetor do të mbahen zgjedhjet komunale, për larjen e tyre është dhënë një tender që ka vlerën 5 mijë e 286 euro, shkruan Kujdestari.info.
Kontrata mes kompanisë fituese dhe komunës është nënshkruar më datën 20 të këtij muaji.
Në garë për këtë tender ka qenë vetëm një kompani, e cila edhe është shpallur fituese.
“Larja e veturave për institucionet e Komunës së Shtimes. Data e nënshkrimit te kontratës: 20.08.2025. Numri i tenderëve te pranuar: 1. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1 Emri zyrtar: Nehat H. Ademaj B.I. Vlera e përgjithshme e kontratës 5,268.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Komuna ka treguar se me këto para do të bëhen disa larje të veturave, por edhe ndërrimi i gomave dhe vajit.
“Lamja e Veturave brenda dhe jashtë. Lamja e Veturave jashtë. Pastrimi Kimik për brenda. Antifriz G12. Montimi i Gomave. Ballancimi i Gomave. Lepitja e Gomave. Shampon për gjama -25 “C AD Blue 10 l”.

Në dosjen e tenderit tregohet po ashtu se në autolarje do të shkojnë disa lloje të veturave, duke nisur nga Land Rover, Golf V, Peugeot e Tyota.
“Pasat CC 2.0 Puegeot 1.6 Peugeot 1.6 Shkoda Octavia 2.0Golf V 1.9 Toyota- Prado 3.0 Toyota Runner 3.0 Fë T6- 2.0 TDI Fë 1.9 T5 TDI Fëlt 2.5D Shkoda Yeti 2.0 Land Rover 2.0 Golf IV Kamion IVECO Sulmues Kamion IVECO Për zjarre malore 4×4 Vetura TOYTA Runer 4X4 3.0 Opel Movano Peugeot Partner 1.5”./Kujdestari.info/.
