E diel, 18 Maj, 2025
HomeBiznesiNë disa kafiteri të...

Në disa kafiteri të Prishtinës, çmimi për një Espresso është rritur në 1 Euro e 20 cent

Një kafe Espresso në shumë prej kafiterive në Prishtinë, nuk mund të gjendet me çmim nën 1 Euro e 20 cent. Deri vonë, çmimi i Expresso-s ka qenë 1 euro, por vala e fundit e rritjes se çmimeve, sipas gastronomëve, është njëra nga arsyet për shtrenjtimin e kafesë së preferuar të kosovarëve.

“1 kilogram kafe e marrim 17-18 euro nga furnitorët. Deri diku kështu ka qenë edhe më herët, me një rritje deri 2 euro. Por çka ka ndikuar është rritja e kostove tjera, si qumështi, pagat e punëtorëve etj”, ka thënë një gastronom për Buletinin Ekonomik.

Prandaj, fitimi i kafiterive me kafe është shumëfish më i madh se kostoja e blerjes. Nga një kilogram kafe, një kafiteri mund t’i nxjerrë deri në 120 kafe për klientelen.

Se ka abuzim me çmime nga kafiteritë në kryeqytet, një tregues është çmimi i Expresso-s, në komunat e vogla. Ta zëmë një Expresso në kafiteritë e Kamenicës kushton 0.70 euro.

Hapësirë reklamuese

Të Preferuarat

Më shumë nga Autori

Më 15 prill mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin për mbajtjen e seancës...

Kompania Meditech fiton edhe një tender 2.5 milionësh, një ampulë ia shiti shtetit për 1107 euro

Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me...

- A word from our sponsors -