Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe 2.5 milionë euro për blerjen e librave shkollor për vitin akademik 2025/2026, shkruan Kujdestari.info.
Me këtë shumë të ndarë është përmbyllur subvencionimi i nxënësve për blerjen e librave.
“U ndanë 2.5 milionë euro për blerjen e librave dhe materialeve shkollore për vitin shkollor 2025/2026, duke përmbyllur subvencionimin e plotë për nxënësit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.