E enjte, 12 Mars, 2026

Nagip Krasniqi sërish sot para gjykatës, vazhdon seanca për rastin e tenderëve milionësh

Ndaj

Sot, pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-drejtorit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.

Ai do të dalë para trupit gjykues duke filluar nga ora 09:30, për t’u përballur me akuzën për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Një ditë më parë, gjatë seancës së zhvilluar të mërkurën, në gjykatë dëshmuan dy zyrtarë të prokurimit në lidhje me rastin që lidhet me dy tenderë të dyshuar për shkelje. Në këtë proces, përveç Krasniqit, të akuzuar janë edhe ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të prokurimit në KEK, Ymer Dragusha, si dhe avokati Isuf Zejna.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Krasniqi, në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, bashkë me Dragushën dhe Zejnën, dyshohet se përmes veprimeve të tyre i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 37 milionë eurosh. /Kujdestari.info

Lexo më shumë

Të tjera