E premte, 19 Dhjetor, 2025

Mustafa nga OEK: Është për t’u shqetësuar se si që tre vite nuk funksionon Këshilli Ekonomik dhe Social

Ndaj

Besim Mustafa, drejtor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se është e çuditshme dhe është për t’u shqetësuar se si Këshilli Ekonomik dhe Social në Kosovë nuk funksionin që mbi tri vite.

“E çuditshme që për një afat kohor 3-vjeçar Këshilli Ekonomik Social nuk funksionon mbi tri vite dhe është për t’u shqetësuar nga ana tjetër. Ne kemi një lajm të mirë që jemi pjesë e një institucioni evropian që i diskuton pikërisht këtot çështje”, tha Mustafa.

Mustafa tha ”se shpresojnë se pranimi në Komitetin Ekonomik Social Evropian do të ndryshojë të menduarit se të bërit politikë nuk është për ata që bëjnë politikat, por për përfituesit- siç janë bizneset si dhe e gjithë shoqëria.

“Përfituesit e politikave të mira e të këqija janë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe të cilët do të kishin përfitime të ndryshme, qoftë nga rregullimi i pozicionit nga përfitimet e vendimeve për politikat ekonomike, zhvillimit më të mirë ekonomik dhe të vepruarit të bizneseve në Kosovë”, tha Mustafa.

Ndërsa, tha se janë edhe organizatat dhe sindikatat të cilat ndjekin pjesën e interesit të punëtorëve, pagën e denjë, kushtet e mira të punës, e të tjera. Tha se secili nga aspekti dhe perspektiva institucionale lobon që të ketë një marrëveshje të institucioneve pjesë e Këshillit Ekonomik Social.

Mustafa tha se pret që pranimi në Komitetin Ekonomik Social Evropian do të sjellë elemente pozitive.

Lexo më shumë

Të tjera