E diel, 15 Mars, 2026

Murati krenohet me rritje ekonomike 3,9%, Hykmete Bajrami i reagon me të dhëna më të hershme kur ishte rreth 6%

Ndaj

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar disa të dhëna nga FMN, sipas të cilave Kosova  parashikohet të ketë rritjen më të madhe në rajon prej 3.9%. 

“Sipas raportit më të fundit të FMN-së, Kosova edhe sivjet do ta ketë rritjen ekonomike më të lartën në rajon. Kjo do të arrihet përkundër sfidave e krizave globale, si dhe duke mos e thelluar deficitin apo borxhin publik“, ka shkruar Murati.

Për këtë, ka reaguar shefja e GP të LDK-së, Hykmete Bajrami. Ish-ministrja e Financave ka publikuar disa të dhëna të viteve të më hershme, ku Kosova kishte rritje më të madhe e që shkonte rreth 6%.

Bajrami ka ndarë të dhënat e viteve 2015, 2016, 2017, 2018 e 2019, duke thënë se në këtë kohë Murati dhe VV rrokullisnin kamionë e gjuanin gaz lotsjellës.

“Atëherë kur deputeti Murati me bashkëpartiakë rrokulliste kamionë, gjuanin gaz lotsjellës në Kuvend e i sulmonin institucionet me mollotov gjendja ekonomike ka qënë më e mirë se sa ajo që kemi sot. Në atë kohë, norma e inflacionit ka qënë pothuaj e pavrejtshme, por në vitin 2015 rritja ekonomike ka qënë 5.9%, në 2016 ka qënë 5.6% dhe në vitin 2017 ka qënë 4.8%, të dhëna këto të Bankës Botërore”, ka shkruar Bajrami.

“Sot, Hekurani na qenka krekosë me normë të rritjes 3.9% dhe paska thënë se këtë lajm duhet ta shohim të gjithë, por ajo çka Hekurani s’po përmendë asnjëherë është inflacioni i lartë – norma e inflacionit në shtator ishte 4.7%.”, ka përfunduar ish-ministrja.

Lexo më shumë

Të tjera