Ismet Mulaj, njohës i çështjeve të energjetikës, në një prononcim për Front Online ka deklaruar se vendimi i ZRRE-së për shkyçjen e bizneseve që nuk kanë lidhur kontrata me furnizues të licencuar nuk është i drejtë.
Sipas tij, shumë biznese nuk kanë pasur kohë të përgatiten për të kaluar në tregun e lirë dhe kjo mund t’u shkaktojë probleme .
Ai ka thënë se në rast se bizneset fitojnë të drejtën e tyre në Gjykatën Supreme apo gjykata të tjera, ZRRE do të përballet me to.
Mulaj ka përmendur gjithashtu moskthimin e parave për konsumatorët e jugut që kanë paguar për 10 vite për opsionin verior të rrjetit, duke paralajmëruar se situata e njëjtë mund të ndodhë edhe me bizneset nëse e fitojnë të drejtën e tyre.
‘’ZRRE ende nuk ka arritur t’i kthejë paratë e konsumatorëve te jugut që kanë paguar për 10 vite për pjesën veriore rrymë për shkak se nuk po gjen mekanizmat si ta bëjë atë të drejtë e njëjta histori do të ndodhë edhe me bizneset që e fitojnë të drejtën e tyre në Gjykatën Supreme apo gjykatat e tjera’’, deklaroi Mulaj.