E hënë, 16 Mars, 2026

Mujeci lirohet me kusht nga Apeli në Tiranë, ishte zënë me lëndë narkotike

Ndaj

Ditë më parë Kujdestari.info raportoi se Besnik Mujeci, ish-asamblist i Vetëvendosjes, u pa i lirë në Prishtinë, pasi ishte liruar nga burgu në Shqipëri, pasi ishte arrestuar në vitin 2023 për trafikim me lëndë narkotike, shkruan Kujdestari.info.

Por, lirimi i tij, është bërë nga Gjykata e Apelit në Tiranë, pasi ka vendosur që t’ia ndërpresë masën e burgimit duke ia zëvendësuar atë me lirim me kusht që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me Gjykatën.

“Lënien në fuqi të vendimit Nr.3114, datë 26.12.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me këtë ndryshim: Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Mithat Ramadani, për një periudhë prej 4 (katër) vjet. – Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Besnik Mujeci, për një periudhë prej 4 (katër) vjet. – Urdhërohen të pandehurit të mbajnë kontakte me shërbimin e provës. – Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurve Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, nëse nuk mbahen për shkaqe të tjera të ligjshme”, thuhet në vendimin e Apelit.

Sipas vendimit të Apelit, Mujeci dhe Mithat Ramadani mund të kthehen në burg nëse bëjnë ndonjë vepër penale.

Mujeci e Ramadani ishin dënuar në dhjetor të vitit të kaluar, nga shkalla e parë, pasi në vitin 2023 ishin arrestuar në Tiranë me mbi 11 mijë tableta ekstazi me logon e markës “Louis Vuitton”, me vlerë mbi 400 mijë euro.

Megjithatë, Mujeci gjatë kësaj kohe duhet të jetë në kontakt me Shërbimin Sprovues të Kosovës, që është në kuadër të Minsitrisë së Drejtësisë, deri në përfundimin e dënimit të shqiptuar nga organet e drejtësisë në Shqipëri.

Shihet rrugëve të Prishtinës, i arrestuar për drogë, ish-asamblisti VV-së Besnik Mujeci

Lexo më shumë

Të tjera