E martë, 19 Gusht, 2025

MSh blen 130 bileta aeroplani me vlerë 52 mijë euro për tre vite

Ndaj

Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar një operator ekonomik për blerjen e 130 biletave të aeroplanit me vlerë 52 mijë euro për tre vite.

Ministria e Shëndetësisë edhe këtë vit ka kontraktuar shërbimin e blerjes së biletave të aeroplanit për udhëtime zyrtare, shkruan Gazeta Shneta.

Këtë vit MSh ka kontraktuar 130 bileta me vlerë 52 mijë euro me kohëzgjatje për tre vite.

Kontrata i është dhënë kompanisë “As Travel Club SHPK”. Vlera e një bilete është llogaritur 400 Euro. Megjithatë në kontratë është dhënë një sqarim për këtë çështje.

“*Vlera e biletës prej 400 euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdorët vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të kontratës pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit AMADEUS, GALILO, SABRE, apo sistem tjetër të barasvlershëm apo sisteme online. Kontrata do të bazohet në sasi. Tarifa e shërbimit duhet dhënë në kolonën F8 të rreshtit Nr.2 me vetëm dy shifra pas presjes dhjetore, (p.sh. € 0.00)”, thuhet në këtë sqarim.

MSh edhe në vitin 2023 e kishte shpërblyer të njëjtën kompani “As Travel Club” me tender mbi 15 mijë euro për shërbime të biletave të aeroplanit, transmeton gazetashneta.

Lexo më shumë

Të tjera