E premte, 19 Dhjetor, 2025

Modernizohet turbina B1 e “Kosovës B”, Rizvanolli: Kursim energjetik dhe jetëgjatësi për 20 vite

Ndaj

Kosova ka realizuar një investim të rëndësishëm në sektorin energjetik, duke modernizuar turbinën B1 të Termocentralit Kosova B.

Ky investim është konsideruar si më i madhi në 40 vitet e fundit dhe vjen pas një periudhe të vështirë, kur prishja e turbinës B1 gjatë krizës energjetike të vitit 2021 shkaktoi 50 milionë euro kosto shtesë vetëm për importet e energjisë për atë muaj.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi rëndësinë e këtij investimi, duke theksuar se ai do të sigurojë një prodhim të qëndrueshëm dhe efikas energjie për 20 vitet e ardhshme, një investim që rrit kapacitetin e kësaj njësie për 35 MW.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë vlerësoi se investimi në modernizimin e turbinës B1 është pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm për të përmirësuar sektorin energjetik të Kosovës dhe për të siguruar stabilitet afatgjatë për qytetarët.

“Kur ka vizion, seriozitet dhe angazhim, rezultatet afatgjata vijnë. Nganjëherë, këto kërkojnë edhe sakrifica, siç ishte ndalimi i bllokut B1 për më shumë se gjashtë muaj, por këto sakrifica janë të domosdoshme për të ardhmen tonë dhe për brezin e ardhshëm”, theksoi Rizvanolli.

Lexo më shumë

Të tjera