Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka anuluar tenderin prej rreth 33 mijë eurove për restaurimin e xhamisë së Hadumit në Gjakovë, për shkak të mos interesimit të operatorëve ekonomi, shkruan Kujdestari.Info.
As në ritenderim, operatorët ekonomik nuk kishin shprehur interesim për restaurimin e këtij objekti fetar.
Sipas arsyeve të anulimit të tenderit të dhëna nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në këtë njoftim për tender ka aplikuar vetëm një operator ekonomik, i cili kishte çmimin gati dyfish më të lartë se sa ajo që e ka paraparë autoriteti kontraktues.
MKRS kishte paraparë 32 mijë e 948 euro e 20 cent, ndërsa, operatori i vetëm që kishte shprehur interesim ishte, TONI O.P. i cili kishte ofertuar me 61 mijë e 718 euro e 80 cent. /Kujdestari.info