E martë, 16 Dhjetor, 2025

Ministria e Xhelal Sveçlës i “qepon” buxhetit: 242 mijë euro për ushqim e pije

Ndaj

Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga ministri në detyrë Xhelal Sveçla ka hapur një tender për shërbime hoteliere -bufe. Vlera e këtij tenderi kap shumën 242 mijë euro

Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga ministri në detyrë Xhelal Sveçla, ka vendosur që t’i shpenzoj edhe disa para të majme në fund të mandatit.

Për furnizime të ndryshme në bufe, ky institucion ka hapur një tender me vlerë të hiç më pak se 242 mijë euro

Sipas të dhënave zyrtare, tenderi ka të bëjë me sigurimin e ushqimit dhe pijeve për objektin qeveritar ish-Rilindja, ku janë të vendosura disa institucione shtetërore, përfshirë MPB, Ministrinë e Drejtësisë, MAPL dhe MMPHI, shkruan Kujdestari.info.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është caktuar më 29 tetor 2025.

“Shërbime hoteliere -bufe për objektin Qeveritar ish Rilindje (  euro. MPB,MD,MAPL,MMPHI) Vlera e parashikuar e kontratës: 242,000.00Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve:  data 29.10.2025”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Ne dosjen e tenderit ministria ka treguar se ky proces është hapur për shkak të nevojës së shfaqur.

“Qëllimi i Autoritetit Kontraktues është të lidhë një kontratë publike kornizë me një operator ekonomik. Prandaj urdhërat do të vendoset sa herë që të shfaqet nevoja”.

Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar se përveç pijeve de ushqimit, me këto para do të blihen edhe disa artikuj me të veçantë,

“Kikirika ,çipsa,shkopinje te njelmt, sallam, pershut ,rriska buke me pershute ,sallat te patateve se paku 250 gr totali. Qipsa ,sjkopinj te njelmt,sallam,pershut,rriska buke me pershut,sallat te patateve ,fli,mantija,qofte te sakres,kepurdha te fërguara,sallat ruse,djthra te ndryshëm,veze te zira,uje,pije freskuese te gazuara,langje dhe verëra te kuqe dhe te bardhe se paku 250 gr totali”.

PIJE TE NXEHTA DHE TE FTOFTA

Kafe –makiato e madhe

Kafe –makiato e vogël

Kafe -kapochino

Kafe –nes kafe

Kafe -ekspreso

Qumsht me çokollad(bambi)

Çaj-filter(te gjitha  llojet-kamomil,hibiskues ,menta qaj i zi,limoni,fruta mali)

Leng frutash  paketim qelqi 250 ml(pjeshle moll,portokall,dredhëz,ananas,vishnje,xhus etj..

Pije ne kanaqe  330 ml (coca cola,fanat,sprite,biter limon,tonik,shfeps,çaj i ftoft)

Uje natyral ne paketim qelqi  0,25 litra  Uje gazuar  ne paketim qelqi  0,25 litra

Uje natyral 0,5 litra.

USHQIMI DHE PIJET ME POROSI TE VECANTË

File pule 200 gr me garnitur (pomfrit,oriz dhe perime  te fergura)

Supe-(viçi 300 gr)

Supe-(pule 300 gr)

Supe-(perime  300 gr)

Sallat(shope ,200 gr)

Sallat(tuna ,200 gr)

Omlet(me pershut ,300 gr)

Omlet(me pul,300 gr)

Omlet(me pershut ,300 gr)

Omlet(me perime ,300 gr)

Omlet(me suxhuk ,300 gr)

Sandivich 150 gr(Pershut)

Sandivich 150 gr(pule)

Sandivich 150 gr(tuna)

Sandivich 150 gr(suxhuk)

Llokuma porcion 5 copa

Makarona shpageta(baloneze,sos,kepurdha,domatesh 300 gram

Pica te ndryshme (Pershut,tuna,shtepiake,vegjetariane,margarita 19 cm

Pica te ndryshme (Pershut,tuna,shtepiake,vegjetariane,margarita 29 cm

Ëmbelsira ditore  Trileqe/Kujdestari.info/.

Lexo më shumë

Të tjera