E hënë, 18 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes i kthehet teknologjisë së vjetër, blen 50 telefona të thjeshtë

Ndaj

Ministria e Mbrojtjes ka hapur tender për blerjen e 50 telefonave mobil, për nevojat e këtij dikasteri dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Kujdestari.info.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se tenderi i është dhënë Operatorit Ekonomik “Profitech” SH.P.K., me vlerë prej 1,400.00 Euro, pasi kishte qenë ofertuesi më i lirë.

Ministria e Mbrojtjes në hapje të tenderit kishte paraparë 2 mijë euro për blerjen e këtyre telefonave të thjeshtë.

Sipas paramases së tenderit, MM-ja kishte kërkuar blerjen e 50 Telefonëve Mobil të brendit “GSM”, të thjeshtë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Oferta në këtë tender kishin paraqitur 6 kompani.

Lexo më shumë

Të tjera