E shtunë, 14 Mars, 2026

Ministria e Financave shtyn afatin për tatimin në pronë për vitin 2026

Ndaj

Ministria e Financave e ka shtyrë afatin për tatimin në pronë për vitin 2026. Sipas vendimit, afati për lëshimin e faturave është deri më 31 mars, kurse për pagesën e këstit të parë deri më 30 qershor.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, Komuna e Prishtinës.

Në vendim thuhet se masa është marrë në zbatim të nenit 14 të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, sipas të cilit regjistrat e tatimit në pronë bazohen në regjistrin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

“Gjatë procesit të përditësimit të këtyre regjistrave, janë konstatuar ndryshime në kufijtë e zonave kadastrale, të cilat prekin dy apo më shumë komuna. Këto ndryshime, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve i ka vërejtur me vonesë, gjë që ka shkaktuar pamundësimin e përkohshëm të reflektimit të saktë të të dhënave grafike dhe tekstuale kadastrale në regjistrat e tatimit në pronë”, thuhet në vendim.

Lexo më shumë

Të tjera