E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Ministria e Faton Pecit do të blejë 150 bileta aeroplani për 44 mijë euro

Ndaj

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur fituesin e tenderit për blerjen e 150 biletave të aeroplanit në vlerë prej 44 mijë e 251 euro e 50 cent, për periudhën dyvjeçare, shkruan Kujdestari.info.

Fitues i këtij tenderi është shpallur kompania “AS TRAVEL CLUB”, e cila kishte ofertuar me çmim të njëjtë me kompaninë tjetër konkurrente “Prime Tours & Travel SH.P.K.” – pra, 44 mijë e 251 euro e 50 cent. Vlera e paraparë nga Ministria për këtë tender ishte 45 mijë euro.

Në këtë tender kishin ofertuar dy kompani turistike, pra, “AS TRAVEL CLUB” dhe Prime Tours & Travel SH.P.K., të cilat kishin ofertuar me çmim të njëjtë, nga 44 mijë e 251 euro e 50 cent.

Mirëpo, sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, kur dy operatorë kanë oferta identike, atëherë përzgjedhja bëhet sipas kohës së ofertave që janë dorëzuar.

“Me keqardhje ju njoftojmë se tenderi i paraqitur nga ana juaj nuk qe i suksesshëm, pasi qe të dy ofertat kishin çmimin e njëjtë / identik duke u bazuar në REGULLORE Nr. 001/2022 PËR PROKURIMIN PUBLIK (Versioni i Konsoliduar) nenit 39 paragrafi 8 “në rastet kur Autoriteti Kontraktues pranon 2 (dy) apo me shume oferta të përgjegjshme me çmime të njëjta (identike) nuk vlen votimi i anëtareve të Komisionit të vlerësimit për përzgjedhjen e OE, por përzgjedhja bëhet sipas kohës se dorëzimit të ofertës (OE i cili e ka dorëzuar ofertën i pari)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë që ia ka dërguar operatorit që nuk ka fituar në tender.

Kompania turistike “AS TRAVEL CLUB” e kishte fituar edhe tenderin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë pikërisht për furnizimin e këtij dikasteri me bileta aeroplani. Ky operator ekonomikë fiton shumicën e tenderëve për furnizim me bileta për avion nga institucionet e nivelit qendror. /Kujdestari.info

Lexo më shumë

Të tjera