E mërkurë, 4 Mars, 2026

Ministria e Bujqësisë u jep edhe një shans fermerëve, zgjatet afati për pagesat direkte

Ndaj

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka njoftuar se afati për aplikim në kuadër të Thirrjes për Pagesa Direkte është zgjatur deri më 27 shkurt 2026, ora 16:00.

Pagesat direkte përfshijnë: Qumësht sipas cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët) dhe akuakulturë

Sipas ministrisë, vendimi për zgjatjen e afatit u mor pas kërkesave të fermerëve, të adresuara në AZHB.

Fermerët që ende nuk kanë aplikuar ftohen të shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të ri për të përfituar pagesat.

Lexo më shumë

Të tjera