E diel, 15 Mars, 2026

Ministria e Arsimit i ekzekuton mbi 9.6 milionë euro për librat e nxënësve

Ndaj

Ministria e Arsimit ka bërë pagesat e para për prindërit që tashmë kanë aplikuar për subvencionimin e librave shkollor, shkruan Kujdestari.info.

MAShT-i ka njoftuar se sot janë ekzwkutuar mbi 9.6 milionë euro për prindërit.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Komunikatë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton opinionin publik se deri sot përmes platformës e-kosova, janë pranuar gjithsej 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore. Të gjitha aplikimet janë duke u verifikuar nga koordinatorët e shkollave dhe DKA-të.

MAShTI njofton se sot kanë filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues.

Procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore dhe materiale mësimore për vitin shkollor në vijim.

Për çdo vështirësi teknike gjatë aplikimit, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit dhe adresën elektronike të dedikuar: +383 (0) 38 200 65 058 +383 45 834 248 [email protected]

MAShTI siguron se të gjitha rastet e adresuara do të trajtohen me prioritet dhe do të ofrohet mbështetja e nevojshme për aplikim dhe përfitim nga ky program.

Lexo më shumë

Të tjera