Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka anuluar tenderin për ndërtimin e çerdhës në lagjen Mati 1 në Prishtinë, për shkak të gabimeve që ka bërë Komuna e Prishtinës në paramasë e të cilat ishin konstatuar edhe nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, pas ankesës së njërit nga operatorët, shkruan Kujdestari.Info.
MASHTI kishte planifikuar 850 mijë euro për ndërtimin e kësaj çerdheje dhe hapja e tenderit është bërë në qershor të këtij viti.

Megjithatë, operatori ekonomik, NNP’’CTA’’shpk, ishte ankuar për diskriminim në vënien e kritereve, për çka edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka aprovuar pjesërisht ankesën e tij.

Organi Shqyrtues i Prokurimit e kishte pranuar pjesërisht këtë ankesë dhe kishte vendosur plotësimin e kritereve.
Edhe pse Ministria e ka arsyetuar anulimin e tenderit me ‘gabime në projektim dhe paramasë’, faktet flasin ndryshe.
“Pas shqyrtimit të dokumenteve, paneli ka konstatuar se disa nga kërkesat e vendosura në dosjen e tenderit ishin të panevojshme, të paqarta dhe potencialisht diskriminuese, duke kufizuar konkurrencën në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik. Sipas vendimit, kërkesa që menaxheri i punimeve për instalime hidroteknike të jetë inxhinier (master) i diplomuar në Hidroteknikë, me pesë vjet përvojë pune, i licencuar dhe njëkohësisht i certifikuar për siguri në punë dhe mbrojtje nga zjarri, është vlerësuar si e tepruar dhe kufizuese, pasi disa nga këto kushte mund të përmbushen nga anëtarë të tjerë të stafit teknik. Po ashtu, paneli ka theksuar se kërkesa për një staf teknik me mbi 40 punëtorë profesionistë dhe për një numër të madh inxhinierësh të profileve të ndryshme përbën një barrë të panevojshme dhe potencialisht përjashtuese për operatorët ekonomikë. Në të njëjtën mënyrë, paneli ka vlerësuar si të dyshimta dhe favorizuese kërkesat për pajisje specifike si autokran me kapacitet mbi 50 tonë, kamion me vinç minimal 14 metra dhe ngritës automatik me vakum për xhama, duke kërkuar nga Ministria që të justifikojë domosdoshmërinë e tyre ose t’i eliminojë nga dosja e tenderit. Si rezultat, OSHP ka vendosur që ankesa e kompanisë “NNP CTA” të aprovohet si pjesërisht e bazuar, duke obliguar Ministrinë e Arsimit të përmirësojë dosjen e tenderit dhe të zgjasë afatin për ofertim. Ministria duhet gjithashtu që brenda 10 ditëve të informojë OSHP-në për veprimet e ndërmarra, përndryshe rrezikon masa sipas nenit 131 të Ligjit për Prokurimin Publik.t tregojnë se arsyeja e vërtetë qëndron diku tjetër”, thuhet në vendimin e OSHP-së.
Por, Ministria e Arsimit, nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara nga OSHP-ja, por e ka anuluar tenderin tërësisht.
Në arsyetimin e anulimit të këtij tenderi, MASHTI thotë se, pasi ka bërë plotësimin e paramases, projektuesi i angazhuar nga Komuna e Prishtinës, kërkohen mjete për zotim ne vlerë prej 1.5 milionë euro. /Kujdestari.info
