Mërgimtari Fitim Brahimi, është ndarë i zhgënjyer me hotelin me pesë yje, Grand Hotel Belushi, pasi kishte rezervuar një natë për të kaluar me familje aty, shkruan Kujdestari.Info.
Ai e ka quajtur skandal qëndrimin e tij një natë aty, pasi ishte përballë me pritje arrogante dhe nuk ishte vendosur në dhomën që e kishte rezervuar, por në një tjetër që, sipas tij, nuk i plotësonte kushtet për të cilat kishte paguar.
Brahimi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, thotë se kur ishte ankuar tek recepcioni, i ishte thënë se dhomat janë të zëna, për çka sipas tij, ishte e pavërtetë. Derisa, pronari i Hotelit, sipas Brahimit, nuk donte as të dëgjonte ankesën që kishte.
Më poshtë shkrimi pa ndërhyrje:
Skandal në Hotelin Grand Belushi
Hotelet në Kosovë janë duke luajtur me Mërgimtarët.
Dje kam shkuar me familjen time në Grand Hotel Belushi. Kisha rezervuar një dhomë familjare për një natë, çmimi 249 euro. Donim vetëm ta provonim hotelin, por ajo që na ndodhi është e pabesueshme.
Na dhanë një dhomë krejt tjetër nga ajo që kishim paguar jo standard, jo cilësi. Kur u ankova, recepsioni më tha “të gjitha dhomat janë të zëna”, gjë që nuk ishte e vërtetë. Kam foto e video për ta provuar.
Bar-i ishte pa higjienë, pa peshqira , dhe kur e takova pronarin, i cili shetiste në SPA me këpucë të rrugëve gjë që është e pa pranueshme në vend që të kërkonte falje ose të shihte problemin, filloi të fliste keq për mysafirët dhe t’u hidhte fajin atyre. Unë desha ti tregoi për dhomën dhe atë se qka kishte ndodhur, por nuk ja arrita dotë sepse ai fliste pa pikë dhe presje. Ai foli me ne në një mënyrë që ne nuk u ndiem mirë, sepse edhe ne ishim musafir në Hotelin e tij. Kjo tregon edhe njëherë se sa shumë ka nevoi Kosova për komunikim ndërnjerzor, dhe sa pak investohet në zhvillimin personal.
Gjatë natës nuk fjetëm fare kondicioneri bënte shumë zhurmë, pastaj u prish krejt. Ishte natë pa gjumë, e mbushur me nerva dhe zhgënjim.
Kjo për mua është turp dhe skandal.
Deri më tani nuk kam pranuar asnjë lajm nga pronari ose stafi i hotelit ne fjalë.