Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë thirrje te gjithë koordinatorëve të shkollave që të përfundojnë verifikimin e aplikimeve për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore në platformën e-Kosova. Afati për këtë proces skadon të premten, më 10 tetor 2025, në orën 23:59.
Sipas të dhënave zyrtare, ende mbeten 2,789 aplikime në pritje për t’u shqyrtuar. Që procesi të përmbyllet në kohë, koordinatorët ftohen të kryejnë verifikimet brenda afatit.
Në rast vështirësish teknike gjatë verifikimit, MAShTI siguron mbështetje përmes emailit [email protected] ose në numrat e telefonit +383 (0)38 200 65 058 dhe +383 45 834 248.
Që nga hapja e platformës më 15 gusht 2025 e deri më 3 tetor 2025, janë pranuar gjithsej 204,283 aplikime: 201,494 janë trajtuar, 196,057 janë aprovuar dhe 5,437 janë refuzuar.
Ministria falënderon koordinatorët për angazhimin e tyre dhe rikujton rëndësinë e përfundimit të verifikimeve brenda afatit të përcaktuar. /Kujdestari.info