E mërkurë, 4 Mars, 2026

Kuvendi miraton projektligjin për buxhetin e vitit 2026, opozita e kritikon

Ndaj

Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2026 është miratuar në parim nga Kuvendi i Kosovës.

Për kanë votuar 66 deputetë, 32 kanë votuar kundër dhe 5 kanë abstenuar.

Pas miratimit në parim të buxhetit, shumica parlamentare e ka miratuar edhe propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që të shmanget Rregullorja e Kuvednit dhe buxheti të shqyrtohet në procedurë të përshpejtuar. Shumica ka vendosur që seanca për shqyrtimin e buxhetit në lexim të dytë të mbahet të premten, më 20 shkurt.

Gjatë shqyrtimit të tij në seancën e mbajtur të premten përfaqësues të opozitës e kanë kritikuar atë duke thënë se ai nuk i përmban premtimet që kryeministri Albin Kurti i ka dhënë në ekspozenë e tij me rastin e rizgjedhjes.

Ndërkohë që kryeministri Albin Kurti ka thënë se pasi të dërgojnë në Kuvend programin qeverisës, para deputetëve do ta paraqesin edhe rishikimin e buxhetit.

Lexo më shumë

Të tjera