E mërkurë, 11 Mars, 2026

Kusari-Lila: Nga nesër çmimi i naftës s’mund të jetë më i lartë se 1.54 euro për litër

Ndaj

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve është në rënie.

Sipas saj importi në Kosovë të mërkurën është  bërë me 1.40 euro për litër naftë dhe 1.22 euro për litër benzinë.

“Rrjedhimisht, bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se: Nafta: 1.54 €/l; Benzina: 1.36 €/l”, ka shkruar kusari-Lila në Facebook.

Ajo ka inkurajuar qytetarët që për çdo parregullsi në tregun e derivateve, të raportojnë në në numrin e telefonit 0800 11000.

Kusari-Lila e ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve tavan të produkteve të naftës më 4 mars. Vendim sipas Kusari-Lilës është marrë pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të naftës si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme.

Lexo më shumë

Të tjera