E enjte, 5 Mars, 2026

KRU Prishtina: Do të ketë ndërprerje të ujit në disa zona të Fushë Kosovës

Ndaj

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar për ndërprerje të ujit në disa zona të Fushë Kosovës.

“Ju njoftojmë se për shkak të një defekti teknik në fshatin Pomozotin,si dhe për nevoja të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rezervuarit të ujit në Vragoli, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në këto zona:Fshatrat e Fushë -Kosoves ,dhe pjesa e lagjes 028,029”, thuhet në njoftim.

KRU Prishtina thotë se ekipet po punojnë për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe përfundimin e pastrimit teknik në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Lexo më shumë

Të tjera