E mërkurë, 20 Gusht, 2025

KRU Gjakova shpenzon 8 mijë euro për blerjen e 18 telefonëve smart dhe 18 printerëve termik

Ndaj

Në vend se të investojnë në rrjetet e ujësjellësit që shpeshherë dështojnë, institucionet publike po e kanë hallin se si të furnizohen me telefona të mençur e printerë termikë, shkruan Kujdestari.info.

Kështu ka bërë edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, e cila ka shpallur fituesin e tenderit për blerjen e 18 smartfonëve dhe 18 printerëve, me një vlerë prej pothuajse 8 mijë eurosh.

KRU Gjakova, kishte shpallur tender të hapur dhe vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 10 mijë e 440 euro.

Në këtë procedurë kishin ofertuar pesë kompani, derisa fitues ka dal, ofertuesi 515 CONCEPT SH.P.K., i cili kishte dhënë çmimin prej 7 mijë e 999 euro e 92 cent.

KRU Gjakova kishte kërkuar që telefonat të jenë Android pie.

Lexo më shumë

Të tjera