E mërkurë, 18 Mars, 2026

Kroacia vendos çmimet maksimale për produktet e naftës

Ndaj

Qeveria e Kroacisë ka vendosur çmime maksimale për çmimin me pakicë të produkteve të naftës.
Masa do të zbatohet duke filluar nga e marta dhe do të mbetet në fuqi për të paktën dy javë.

Kryeministri Andrej Plenkoviq ka thënë se çmimi i benzinës do të kufizohet në 1.50 euro për litër, teksa nafta në 1.55 euro për litër.

Ai ka shtuar se pa masat qeveritare, çmimet do të ishin rritur përkatësisht në 1.55 euro dhe 1.72 euro.

Kroacia më parë kishte rregulluar çmimet e karburantit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, por u ka dhënë fund masave korrikun e kaluar.

Lexo më shumë

Të tjera