E shtunë, 14 Mars, 2026

Krizë energjetike për qytetarët, stabilitet financiar për ministren: Pasuria e Rizvanollit rreth 200 mijë euro para të gatshme

Ndaj

Deklaratat për situatën energjetike dhe rritjen e kostove kanë hapur debat, veçanërisht pas raportimeve se qytetarëve po u kërkohet “sakrificë” për shkak të ndaljes së blloqeve të KEK-ut dhe importit të energjisë. Në këtë kontekst, deklarimet zyrtare të pasurisë së ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, hedhin dritë mbi gjendjen e saj financiare që nga marrja e mandatit në vitin 2021.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit tregojnë se, pavarësisht krizave të përmendura në sektorin e energjisë, ministrja ka ruajtur në vazhdimësi mbi 200 mijë euro mjete të gatshme dhe depozita bankare, pa pasur detyrime financiare apo kredi të deklaruara.

Ndërkohë, sipas deklarimeve të saj të pasurisë, mjetet financiare të deklaruara janë krijuar nga të ardhurat e përfituara nga angazhime profesionale dhe konsulenca në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Bazuar në këto deklarime, ajo ka arritur që, pa ushtruar veprimtari biznesore, vetëm nga paga dhe angazhime profesionale, të grumbullojë rreth 200 mijë euro për një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Pasuria financiare ndër vite

deklarimin e vitit 2021, Rizvanolli kishte të deklaruara:

  • 80 mijë euro kursime
  • 100 mijë euro depozitë me afat
  • rreth 9 mijë euro në llogari rrjedhëse

2021

Në vitin 2022, shumat rriten:

  • 90 mijë euro kursime
  • 100 mijë euro depozitë
  • mbi 10 mijë euro mjete të gatshme

2022

Deklarimi i vitit 2023 dhe vitet pasuese (20242025) tregojnë:

  • 190 mijë euro të depozituara në banka
  • mjete shtesë në llogari rrjedhëse
  • asnjë kredi apo detyrim financiar

Të ardhurat dhe burimet financiare

Sipas deklarimeve, përpara dhe në fillim të mandatit, ministrja ka përfituar të ardhura nga konsulenca për organizata ndërkombëtare, përfshirë GIZ, krahas angazhimeve akademike dhe interesit bankar

Pas raportimeve dhe debatit të krijuar, ministrja Rizvanolli ka reaguar publikisht, duke mohuar se ka kërkuar sakrificë nga qytetarët apo se ka paralajmëruar rritje të importit për këtë dhe vitin e ardhshëm.

“As nuk kam kërkuar sakrificë dhe as nuk kam thënë që importi do të rritet këtë vit dhe tjetrin”, ka deklaruar ajo, duke sqaruar se ajo që ka paraqitur janë fakte teknike mbi investimet në KEK.

Sipas saj, një nga arsyet e rritjes së importit vitin e kaluar ka qenë ndalja e bllokut B2 për investime që nuk janë bërë për rreth 40 vjet, investime që do të vazhdojnë edhe këtë dhe vitin e ardhshëm. Deri në përfundimin e tyre, importi do të mbetet në nivele të ngjashme.

Ministrja ka theksuar se këto investime synojnë: rritjen e jetëgjatësisë së termocentraleve për rreth 20 vjet, rritjen e kapacitetit prodhues, përmirësimin e sigurisë së furnizimit, uljen e ndotjes nga pluhuri dhe oksidet e azotit. / Kujdestari.info

 

Lexo më shumë

Të tjera