E martë, 16 Dhjetor, 2025

Kriptovalutat në Kosovë, “mining” lejohet nëse përdor këtë burim të energjisë elektrike

Ndaj

Prodhimi i kriptovalutave, i njohur si “mining”, tashmë është i lejuar në Kosovë vetëm në rastet kur përdoren burime alternative të energjisë elektrike, në përputhje me liberalizimin e tregut të energjisë. Aktiviteti mbetet i ndaluar për ata që furnizohen nga rrjeti universal publik.

Këtë e ka konfirmuar mbrëmë për emisionin “Shtylla”, prodhim i KosovaPress, ish-kryetarja e Grupit Punues parlamentar për Ligjin për Kriptoasetet, Mimoza Kusari-Lila. Deputetja Kusari Lila thotë se ndalimi i “mining” për ata që përdorin energji nga rrjeti universal vazhdon të mbetet në fuqi, ndërsa përjashtimi është vetëm nëse operatorët sigurojnë burime të tjera të energjisë, përfshirë edhe tregun e liberalizuar të energjisë.

Për të sqaruar nëse tani “mining” është zyrtarisht i lejuar për ata që furnizohen nga tregu i liberalizuar, KosovaPress ka dërguar pyetje zyrtare në Ministrinë e Ekonomisë, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje. Më 4 janar 2022, ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli pati shkruar se me rekomandim Komitetit Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”, “kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Prodhimi i kriptovalutave, i njohur si “mining”, tashmë është i lejuar në Kosovë vetëm në rastet kur përdoren burime alternative të energjisë elektrike, në përputhje me liberalizimin e tregut të energjisë. Aktiviteti mbetet i ndaluar për ata që furnizohen nga rrjeti universal publik.

Në vjeshtën e vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për kriptoasetet, por zbatimi i plotë i tij varet nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), e cila duhet të themelojë njësinë e posaçme për mbikëqyrjen dhe rregullimin e këtij sektori. E për të parë deri ku ka shkuar procesi, KosovaPress ka dërguar pyetje tek ky institucion, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

 

Deputetja, Mimoza Kusari-Lila thotë se “Mining” nuk lejohet në rast se ka të bëjë me furnizimin me energji elektrike nga rrjeti universal. Por, ajo ka treguar se përjashtimi i vetëm për mining është në rast se bizneset ose operatoret arrijnë të sigurojnë burime tjera të energjisë elektrike, ose sipas tregut të liberalizuar.

Ndërsa, sa i përket zbatimit të Ligjit për kriptove, eksperti i teknologjisë së kriptovalutave, Milot Mehmeti, shprehet skeptik ndaj rolit të Bankës Qendrore të Kosovës, duke theksuar se banka e sheh këtë sektor si konkurrent dhe nuk po e mbështet rregullimin e pavarur të tij.

Ai paralajmëroi për rreziqet e kriptovalutave duke kujtuar se “kriptovalutat nuk janë të sigurta, pasi shpesh përdoren për mashtrime dhe abuzime financiare”. Sidoqoftë, sipas tij, teknologjia e kriptovalutave sfidon sistemet bankare tradicionale dhe mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si funksionon sistemi financiar global.

Derisa kur jemi tek lajmet nga bota, bitcoin ka rënë 8 për qind në gusht, duke u ulur në pak më shumë se 108 mijë dollarë, rreth 13 për qind më poshtë nga rekordi mbi 124 mijë dollarë më 13 gusht. Çmimi tani është pak më poshtë nivelit të Ditës së Memorialit prej 109 mijë e 500 dollarësh.

Lexo më shumë

Të tjera